Skip to content

Ish pólici i merr jeten partneres se tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeroportin e Antalias në Turqi, ku një ish-polic dyshohet se ka vrarë me armë partneren e tij në parkingun e Terminalit 2.

Sipas mediave turke, 52-vjeçari Hüseyin Durmaz, ish-oficer policie, ka qëlluar me armën e shërbimit partneren e tij, 38-vjeçaren Elina Şengün, me origjinë nga Gjeorgjia.

Related article  Merret në hetim burri i Elisa Spiropalit

Ngjarja ndodhi në parkingun e aeroportit, ku ekipet e policisë dhe ato mjekësore mbërritën menjëherë pas të shtënave. Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Durmaz u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Related article  MOTI NE VEND/ Urgjente, temperaturat thuhet se do arrijne kaq grade! Paralajmerohen keto 5 qytete

Sipas raportimeve, viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte si konsulente shitjesh në aeroport dhe kishte qenë në një lidhje prej rreth dy vitesh me 52-vjeçarin.

Mediat turke raportojnë se ish-polici e kishte kërcënuar vazhdimisht partneren. Sipas dëshmive të raportuara, ai i kishte thënë se, nëse nuk do ta gjente në shtëpi në mëngjes, do të shkonte ta kërkonte në aeroport.

Related article  Çmendet pushuesja shkakton ngjarjen qe ka tr*nditur

Dyshohet se, pasi e pa në parking, ai mori një armë nga makina dhe e qëlloi.

Policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

Published inNEWS