Skip to content

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Delvinë, ku një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë gjatë një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Xhike Hita, i cili dyshohet se është goditur me sëpatë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Related article  E fundit, Policia e Shtetit 'nuk fal", procedohen 11 protestues! Befason arsyeja...

Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Skema e re e pensioneve ne Shqiperi, ja c'duhet te dini

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes, Lekan Tozon. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përfshirë edhe motivet që çuan në nisjen e konfliktit.

Related article  This Iconic ’80s Heartthrob Became Famous for His Signature Hairstyle — But Who Is He?
Published inNEWS