Skip to content

Fshati shqiptar rrezikon nga zjarret

Situata paraqitet kritike ne fshatin Gojan të Pukës, i cili po “përpihet” nga flakët, të cilat po favorizohen nga era e fortë. Për shkak të rrezikut është dhënë edhe një urdhër i menjëhershëm evakuimi nga emergjencat civile, për tre familje, njëra prej të cilave ndodhet në rrezik serioz pasi flakët i janë afruar shumë banesës, ndërsa është djegur edhe mulliri i fshatit.

Urdhri është firmosur nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, në kuadër të masave të emergjencës për përballimin e situatës së krijuar nga zjarri masiv.

Related article  Top Channel nis “reformën”! Shkarkohet Bora Zemani, zbulohet televizioni që do shkojë dhe emisioni i bujshëm

Sipas urdhrit, procesi i evakuimit do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Prioritet në evakuim do t’u jepet fëmijëve, foshnjave, të moshuarve, personave me sëmundje kronike, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara apo me rrezik të lartë nga flakët. Banorët e evakuuar do të sistemohen në ambientet e Konviktit “Ali Bytyçi”.

Related article  Protestat shkundin qeverinë, E PAPRITUR, Edi Rama merr vendimin qe nuk e priste askush

Në zonë pritet të angazhohet edhe një helikopter i tretë, teksa janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 automjet zjarrfikës. Nga vatrat raportohet të dëgjohen edhe shpërthime të cilat dyshihet të shkaktohen nga fishekët.

Related article  Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për …

Në një deklaratë të bërë më herët, Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, është shprehur se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit. “Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, u shpreh ajo duke lajmëruar edhe nisjen e evakuimeve.

Published inNEWS