Skip to content

Familjaret e italianes bejne kerkesen e dhìmbsme

Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një aksident tragjik rrugor në Durrës.

Në aksident humbën jetën edhe partneri i saj, Kleo Vrioni, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar. Familja e të resë tashmë deklaron se duan qe trupi te kthehet ne Itali sa me pare dhe pret kthimin e trupit te prehet ne vendin e saj te lindjes, ndërsa sipas familjarëve, riatdhesimi mund të bëhet javën e ardhshme, por ende nuk ka një datë të përcaktuar.

Related article  Del sondazhi i papritur/ Ja si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot

Familja e Sarës, ndërkohë, po përballet me dhimbjen dhe pritjen për kthimin e saj në Itali. Sipas kushërirës së 26-vjeçares, babai i saj është “i shkatërruar”, ndërsa familjarët po përpiqen ta mbajnë larg informacioneve të rënda për shkak të gjendjes së tij të brishtë.

Related article  Sarah Palin Appearance in Recent Photos Gets People Talking

Komuniteti i Zoccos dhe miqtë e Sarës janë mbledhur rreth familjes, duke kujtuar të renë si një vajzë të hareshme dhe bujare. “Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe”, është shprehur kushërira e saj.

Related article  Kyle Busch, NASCAR Driver, Dies at 41 After 'Severe Illness'
Published inNEWS