Skip to content

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen së martes në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 18:30, një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar, me inicialet O. V., ka përplasur këmbësoren D. P., rreth 55 vjeçe.

Related article  Analisti zbulon tre emrat befaues per te pasuar Edi Ramen

Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related article  Aksident tragjik, nderron jete një 19 vjeçar
Published inNEWS