Skip to content

Shqiptari ndërron jetë në aeroplan

Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar teksa avioni me të cilin po udhëtonte nga Tirana ishte duke u ulur në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, i moshuari udhëtonte së bashku me familjarë dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Related article  Childhood secrets that made Bryan Kohberger slaughter strangers: Sick comments, drugs, his crazy diet and the telling nickname that reveals so much

Ai kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore pas zbritjes nga avioni, ndërsa gjatë uljes dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator.

Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë pas uljes së avionit, por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën ta shpëtonin, raporton ABC News.

Related article  Rescue Flight Takes 16 Beagles Who 'Only Knew Confinement' From Breeding Facility and Flies Them to Freedom (Exclusive)

Avioni që vinte nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.

Related article  Sot mot i nxehte, meteorologia jep paralajmerim: Ja edhe sa zgjat i nxehti
Published inNEWS