Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në Isla Cristina, në Spanjë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Rocío, ku një person i armatosur, i cili dyshohet se kishte mbërritur me motor, iu afrua një banese dhe qëlloi drejt familjarëve që ndodheshin aty. Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati.
LEXO MË SHUMË! Kryen marr*dhënie me dy vëllezërit në qeli, oficeret e burgut lënë me gojë hapur gjykatën (Foto)
Mes viktimave është një grua shtatzënë, një prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Një person i katërt është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
LEXO MË SHUMË! I FUNDIT/ SPAK trondit themelet e shtetit, lëshon 10 urdhër arreste, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 milionë Euro
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me një konflikt të mëparshëm mes dy familjeve, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së sulmit.
