Skip to content

U dënua se donte të vr iste Ramiz Alinë, historia e pazakontë e ish-gjyqtari Skënder Haluci që u nda nga jeta

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej së bashku me familjen.

Lajmi është bërë i ditur ndërsa gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një prej episodeve më të veçanta dhe të dhimbshme të jetës së Halucit, që lidhet me ish-presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia.

Sipas rrëfimit të Çelës, në vitin 1983, Haluci u arrestua në Tropojë nën akuzën se kishte planifikuar vrasjen e Ramiz Alisë. Pas gjyqit, ai u dënua fillimisht me pushkatim, por më vonë dënimi iu fal dhe u zëvendësua me 25 vite burgim.

Related article  Trump Says Iran Will Be 'Blown Off the Face of the Earth' if They Fire on US Boats in Strait of Hormuz

LEXO MË SHUMË! EMRI/ Kush është polici i gjetur i vetëvrarë në varrezat e Kukësit
Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, Haluci përjetoi edhe humbjen e babait të tij. Pas daljes nga burgu, ai u rikthye në jetën shoqërore dhe më vonë u bë gjyqtar.

Në vitin 1997, kur Ramiz Alia u përball me drejtësinë, shorti përfshiu edhe Skënder Halucin në trupin gjykues që do të shqyrtonte çështjen e ish-presidentit.

Related article  Ariel Winter Says She and Her Modern Family Costar Nolan Gould Are Now Roommates (Exclusive)

Sipas Mitro Çelës, Haluci vendosi të tërhiqej nga trupi gjykues për shkak të historisë personale që kishte me Alinë.

LEXO MË SHUMË! KUSH THA QË S’KA SHPRESË? / Deklarata e fortë e aktivistit që po bën xhiron e rrjetit: “S’e dinim që i kishim kaq shumë, ja çfarë po ndodh në shesh!”
Episodi i rrëfyer nga Mitro Çela:

Viti 1983.

Në Tropojë u arrestua Skënder Haluci. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.

Related article  “Po vijnë, do më rr ahin”, flet nëna e 17-vjeçares së dh unuar: Vajza është e t merruar, ja si e morën në

Gjyq. Vendimi?

Pushkatim.

Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…

Erdhi “fermani”: Falje.

Dënim: 25 vjet burg!

Skënderit, në burgun e Burrelit, i kishte vdekur edhe babai: 46 vjeç.

Skënder Haluci doli nga burgu.

U bë gjyqtar.

Viti 1997. Ish-presidenti Alia në gjyq.

U hodhën goglat. Në trupin gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.

“Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!”, tha Skënderi.

Published inNEWS