Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja ku mbeten te lenduar dy persona

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë që ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Durrës, ku një çift plagosën njëri-tjetrin me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në lagjen 14 të qytetit.

Sipas “bluve” të qytetit bregdetar, gjatë sherrit në banesë, bashkëshorti 43-vjeçar dyshohet se goditi me thikë në kokë gruan e tij, 38 vjeçe. Ndërsa gjatë përplasjes mbeti i lënduar edhe vetë ai.

Related article  Kryeministri për protestën e sotme Deklarata që do 'ndeze' rrjetin

Po ashtu në njoftim theksohet se çifti i bashkëshorteve u transportuan për në spital ku morën ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit.

Related article  Parashikimi i Gushtit qe i befason te gjithe

“Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Related article  Trump Ready To End Trade War With China? He Says Tariffs Will Drop But...
Published inNEWS