Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja qe tr*nditi vendin tone

Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Bëhet fjalë për Johan Zukon, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ndodhi krimi.

Related article  Pas deklaratës së gazetarit Elton Tozaj, vjen reagimi i Françeska Muratit

Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Johan Zuko mësohet se është futur në një pallat. Megjithatë, autori dyshohet se e ka ndjekur edhe brenda ambienteve të ndërtesës dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.

Related article  A Grieving Son Broke School Rules but Later Received a Surprising Military Honor

Dyshohet se në krim është përdorur një armë zjarri, tip kallashnikov. Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Grupi hetimor po mbledh dhe administron provat në vendngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Related article  Ngjarja në Shkodër ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, reagon presidenti Begaj

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e vrasjes, si dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Published inNEWS