Skip to content

“Humba gjithçka”/ Gruaja dhe djali i vdiqën në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

Një familje shqiptare në Greqi është përfshirë nga një tragjedi e rëndë pas një aksidenti rrugor. Një 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar humbën jetën pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion, në zonën e Serres.

Related article  Search results for: The heartbreaking story of Bailey Cooper is deeply emotional and moving for anyone who reads it

Bashkëshorti i gruas dhe babai i të riut ka rrëfyer dhimbjen e madhe pas humbjes së dy njerëzve më të dashur për të.

“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka”, u shpreh ai.

Related article  Nuk e mban dot më! Protesta shkakton “furtunë” në qeveri? Rama i pakënaqur, do shkarkojë ministrat dhe nesër pritet ta

Sipas raportimeve të mediave të huaja, nëna dhe djali po udhëtonin me makinë në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit në Serres, rreth orës 07:30 të mëngjesit. Përplasja ishte fatale dhe 43-vjeçarja dhe 21-vjeçari humbën jetën në vendngjarje. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Related article  “Dil jashtë”, u përplas me Edi Ramën për “Territorialen”, Egla Ceno flet për përballjen me kryeministrin: Ai u çua i irrituar edhe…
Published inNEWS