Një burrë 56-vjeçar është arrestuar nga policia greke si pjesë e një hetimi për një rast që përfshin një nënë 28-vjeçare, e cila akuzohet se ka detyruar vajzën e saj të mitur, nën moshën 12 vjeç, të kryejë akte seksuale gjatë video-thirrjeve.
Një burrë 56-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë greke si pjesë e një hetimi për një rast që përfshin një nënë 28-vjeçare, e cila akuzohet se ka detyruar të bijën e mitur, nën moshën 12 vjeç, të kryejë akte seksuale gjatë video thirrjeve.
Mediat vendase shkruajnë se, arrestimi u krye në mbrëmjen e së enjtes së kaluar, në zonën e Lavreotiki, në ekzekutim të një urdhër-arresti të lëshuar kundër tij.
56-vjeçari përballet me akuza për bashkëpunim të thjeshtë në akte seksuale dhe për shikim të shfaqjeve pornografike të një të mituri që nuk kishte mbushur ende moshën 12 vjeç, në mënyrë të përsëritur.
Sipas Policisë Helenike, çështja ka të bëjë me një incident që dyshohet se ka ndodhur në maj 2026. Sipas të njëjtave informacione, i akuzuari po bënte një video-thirrje nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh me nënën 28-vjeçare, gjatë së cilës ai shikonte akte me natyrë seksuale dhe shfaqje pornografike në të cilat merrte pjesë e mitura, pasi ishte detyruar nga nëna e saj.
Hetimet e autoriteteve kompetente vazhdojnë për të hetuar të gjitha aspektet e çështjes, ndërsa pas arrestimit të tij, 56-vjeçari u soll para Autoritetit të Prokurorisë kompetente, me qëllim ndjekjen e procedurave të përcaktuara gjyqësore
