Skip to content

Aksident ne shtetin fqinj, detajet e fundit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Itali, në Rrugën Shtetërore 79 “Ternana”, në zonën Colli sul Velino, në provincën e Rietit, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete. Bilanci paraprak është pesë të vdekur dhe 27 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Related article  Abbott: Texas DPS and the FBI are tracking down the derelict Democrats

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor që lidh Rietin me Ternin, mes kryqëzimeve të Colli sul Velino dhe Piediluco, pranë liqenit Ventina, në dalje të tunelit Greccio. Autoritetet italiane po hetojnë ende shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Aksident tragjik në Itali, autobusi përplaset me 4 automjete; 5

Pamje nga aksidenti

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ballore mes autobusit, që udhëtonte drejt Rietit, dhe një kamionçine, që lëvizte në drejtim të Ternit, ishte jashtëzakonisht e fortë. Pas goditjes fillestare, në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, drejtuesit e të cilave nuk arritën të shmangnin përplasjen.

Related article  Plas sherr i rende ne Kuvendin Kombetar te Protestes: Mos më kap ore, të çoj në polici unë (VIDEO)

Kamionçina u shkatërrua pothuajse plotësisht nga goditja, ndërsa një prej automjeteve u përmbys.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Pasagjerët e autobusit u evakuuan, ndërsa disa prej tyre pësuan lëndime dhe u trajtuan për gjendje shoku. Për transportimin e të plagosurve më rëndë u angazhuan edhe helikopterë të urgjencës, të cilët i dërguan në spitalet e rajoneve Umbria dhe Lazio.

Për të lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet, segmenti rrugor u mbyll përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe bllokim të qarkullimit. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë.

Related article  Lawrence O’Donnell’s Surprising Power Play at MSNBC—Behind the Scenes, He’s Pulling Strings and Rewriting the Rules of American Broadcast News!”
Published inNEWS