Skip to content

Këta janë Arbeni dhe Lela, 51 vjeçarja ishte mësuese!

Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar sot i heshtur, mes dhimbjes dhe lotëve për dy banorë që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ish-dhëndri apo ish-partneri i vajzës së tyre.

Arben Plaka ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit të së premtes kur u qëllua me armë zjarri nga Nertil Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij Burbuqe Plaka (e thërrisnin dhe Lela) mbeti e plagosur rëndë.

Related article  “My 8-Year-Old Kept Complaining About Her Bed at Night — What the Security Footage Showed Broke Me”

Ajo luftoi për më shumë se 12 orë në spital, por fatkeqësisht në orët e mbrëmjes mjekët konfirmuan vdekjen.

Nertil Buzi alias Refit Buzi mori peng edhe vajzën e tyre, Rozalindën me të cilën kishte qenë në një marrëdhënie të trazuar, por e liroi rreth pasdites falë negociatave të Policisë.

Related article  Kryeministri për protestën e sotme Deklarata që do 'ndeze' rrjetin

RENEA tentoi për disa orë ta mbante gjallë dhe të negocionte dorëzimin e 35 vjeçarit, por ai vazhdimisht qante dhe kërcënonte se do të vriste veten.

Related article  Ndahet nga jeta ish-ministri i njohur

Rreth orës 16:30, disa negociata të njëpasnjëshme dështuan dhe Nertil Buzi vrau veten.

Published inNEWS