Skip to content

Dy fëmijë m byten në det gjatë udhëtimit me varkë me gjyshërit e tyre

Dy fëmijë të vegjël humbën tragjikisht jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shenjë lundrimi në kanal.

Një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar u hodhën në ujë pasi varka Tidewater Custom 280, me të cilën po lundronin, u përplas me një shenjë të Kanalit Ndërbregdetar (Intracoastal Waterway) të shtunën në mbrëmje, pranë Berkeley Township, në New Jersey, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Related article  Keni planifikuar pushime? Ja si parashikohet moti nga kjo e shtune (Dalin detajet)

Sipas Policisë Shtetërore, drejtuesi i mjetit lundrues, Stephen Schneider, 63 vjeç, dhe pasagjerja Laurie Schneider, 64 vjeçe, i gjetën dy fëmijët pa shenja jete në ujë. Mediat amerikane raportojnë se çifti dyshohet të jenë gjyshërit e viktimave.

Related article  LAJMI FUNDIT Vr itet pjestari i Forcave të Armatosura

Burime për Jersey Shore Online thanë se, para se të hipnin në varkë, grupi kishte qenë në restorantin MJ’s Restaurant Bar and Grill.

Pas aksidentit, fëmijët u dërguan me urgjencë në spital, por autoritetet në New Jersey konfirmuan se ata u shpallën të vdekur.

Related article  “Zbythet” qeveria! Pas protestave masive, nuk e besoni çfarë po bëhet sot në Zvërnec

Në një deklaratë, Policia Shtetërore e New Jersey tha: “Më 19 korrik, rreth orës 21:09, efektivët iu përgjigjën një njoftimi për një aksident të rëndë me mjet lundrues në zonën e gjirit të Berkeley Township”.

Published inNEWS