Skip to content

Tragjike ne vendin tone

I njëjti vend, një tjetër tragjedi. Rreth tre vite pas aksidentit që i mori jetën tre të rinjve në rrethrrotullimin e TEG-ut, sot një betoniere çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi pas përplasjes me një automjet “Audi”, duke lënë pas një viktimë dhe dy të plagosur. Ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimet mbi sigurinë e këtij segmenti rrugor.

Sipas të dhënave, aksidenti i sotëm ndodhi në rrethrrotullimin e Unazës së Madhe pranë TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Si pasojë e goditjes, mjeti i tonazhit të rëndë doli nga rruga, çau barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi.

Related article  Teabags: 7 household remedies that show why you should never throw away a used teabag again

Për pasojë humbi jetën një prej personave që ishin brenda betonieres, ndërsa tjetri mbeti i plagosur. Nuk dihet ende nëse viktima është shoferi apo pasagjeri i betonieres, por mësohet se edhe i plagosur ndodhet në gjendje të rëdë shëndetësore.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi 28-vjeçar i automjetit “Audi”, me inicialet R.N, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rreikut për jetën.

Related article  Protestat mbuluan Shqipërinë! Komisioni Europian jep njoftimin që Edi Ramën: Është vendosur që

Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e aksidentit, ku si betonierja ashtu edhe automjeti “Audi” janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Gjendja e pasagjerit të betonieres paraqitet e rëndë, ndërsa drejtuesi i “Audi”-t ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e sotme rikujton aksidentin tragjik të ndodhur në vitin 2023, po në të njëjtin mbikalim pranë TEG-ut.

Edhe atëherë një automjet tip “Audi” çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi mbi aksin rrugor poshtë, duke u përplasur me një automjet tip “Honda”. Si pasojë e aksidentit humbën jetën Erisilda Abedini, Sikela Përroi dhe 20-vjeçari Klevis Ruçaj, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të plagosur.

Related article  New video captures convicted murderer’s ego trip before the truth comes out

Përsëritja e një aksidenti me pasoja fatale në të njëjtën nyje rrugore ka ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë e infrastrukturës, funksionimin e barrierave mbrojtëse dhe nevojën për masa shtesë që do të parandalonin ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Published inNEWS