Skip to content

E PAPRITUR/ Pas 500 ditësh merret vendimi i bujshëm për Erion Veliajn

Pas rreth 500 ditësh, Prokuroria e Posaçme ka dhënë miratimin që avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë disa ditë më parë, ndonëse nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë nga rrethanat që më herët ishin përdorur nga SPAK për të refuzuar kërkesat e përsëritura të mbrojtjes ndërkombëtare.

Related article  Mesazhi koduar? Elisa Spiropali u thotë atë që do shkundë Edi Ramen, askush nuk e priste

Avokatët e huaj të Veliajt kishin insistuar prej kohësh për një takim me klientin e tyre, me argumentin se synonin të dokumentonin shkeljet që, sipas tyre, janë kryer gjatë procedurës hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Related article  Erion Veliaj, baba per here te dyte, detajet

Qëllimi i tyre, sipas kërkesave të depozituara më parë, ishte paraqitja e çështjes pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Related article  Demi Moore discusses family moments involving Bruce Willis

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shtyrë Prokurorinë e Posaçme të ndryshojë qëndrim pas më shumë se 500 ditësh dhe të japë autorizimin për zhvillimin e këtij takimi, i cili më parë ishte refuzuar në disa raste.

Published inNEWS