Skip to content

Me vjedhjet që ka bërë Balluku dhe Rama, popujt e tjerë europianë do e kishin djegur Kuvendin

Analisti Fatos Lubonja theksoi se reagimi qytetar ndaj vjedhjeve të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar nga detyra, duhet të ishte më i fortë.

Ai u shpreh kritik ndaj protestës së PD-së, teksa tha se duhen tubime më të forta, dhe jo të protestohet me fishekzjarre.

“Problemi është raporti që ka pushteti me protestat, që nuk pranohen. Biles aq janë demonizuar, mendoj se opozita është dobësuar. Duhen protesta shumë më të forta. Me këtë vjedhjen që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër.

Related article  I dnuari humb jetën burgun e spitalit në Shqipëri, ja çfarë panë mjekët

Ne jemi popull i nënshtruar dhe dalim e bëjmë sikur protestojmë. Nxjerrim fishekzjarre. Po të ishte një popull tjetër nga perëndimorët, do e kishin djegur. Ky presioni mos bëni protesta, mos bëni, ca tu bësh këtyre? Këta janë banditë, kur nuk ke edhe drejtësi që t’i arrestojë.

Related article  she Gave Him the Gun—Mom and Son Now Both Face Justice After Fatal Shooting

I ke parë çfarë kanë bërë grekët, po francezët? Këtu duan të na bëjnë dele. Nëse iu kujtohet, e kam hënë edhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda që bënte Ilir Meta me Priftin.

Related article  Doctor explains why you should never kiss a deceased person

Deklarata që bënë këta ishte se populli nuk duron dot më. Dmth edhe këta nuk qenkan organizatorë. Nuk e marrin përgjegjësinë. Dmth logjika e 700 mijë eurove në atë kohë ishte se populli nuk duron më dhe e djeg kryeministrinë“, u shpreh Lubonja.

Published inNEWS