Skip to content

“Kaq ishte udhëtimi i një jetimi”, ish-drejtuesja rrëqeth me vargjet për Rikun

Trëndafile Visha, gazetare dhe drejtuese e Gazetës Shqiptare deri në ditët e fundit të publikimit, gazetë në të cilën punonte edhe Enrik Mehmeti, i ka dedikuar disa vargje rrëqethëse ikjes së parakohshme të gazetarit vlonjat.

“Lamtumirë, shoku im i udhës”, shkruan Filja, ndërsa kujton mëngjesin kur Enriku ju bashkua për herë të parë gazetës që ajo drejtonte dhe mbrëmjen e së shtunës kur ai u largua përgjithmonë nga familja, miqtë dhe gjithë të dashurit.

“Erdhe me një copë diell dhe ike me një copë mbrëmje. Sa udhë e shkurtër”, vijojnë vargjet e saj, ndërsa me trishtim kujton se fati i tij i jetimit tani shoqëron edhe dy fëmijët e Rikut, siç e thërrisnin të gjithë, vajzën e mitur dhe djalin që ende nuk është bërë dy muajsh.

Related article  Melania, RFK, Dr. Oz, and MAGA Mobilize to Save Teen, 15, Fighting Bone Cancer and Facing Bill Family Could Never Pay

“Kaq ishte… Kaq udhëtimi i një jetimi. Një jetimi që njerëzve u fali, çikë e nga një çikë, zemrën. E sot… Një copë zemër prej dielli mbeti si farë në buzët e dy jetimëve të vegjël, si shenjë se udha përsëritet… se nuk ka të sosur”, shkruyan Trëndafile Visha.

Related article  E rëndë ngjarja ne oret e vona

Vargjet e plota të ish-drejtueses Trëndafile Visha, për Enrik Mehmetin:

Lamtumirë, shoku im i udhës

Erdhe me një copë diell
dhe ike me një copë mbrëmje.
Sa udhë e shkurtër!

E sot…

Sytë e tu puthën për herë të fundit buzët e qytetit,
detin, malin, erën.

E tani…
ti qesh larg… diku tjetër.

Kaq ishte…
Kaq udhëtimi i një jetimi.
Një jetimi që njerëzve u fali, çikë e nga një çikë, zemrën.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende qe tronditi Tiranen

E sot…

Një copë zemër prej dielli mbeti si farë
në buzët e dy jetimëve të vegjël,
si shenjë se udha përsëritet…
se nuk ka të sosur.

E rëndë të të përcjellësh.
I rëndë qielli mbi shpinë.
Të të thuash lamtumirë…
Me këmbët zbathur.

Kaq ishte. Kaq.
Udhëtimi yt prej ere u këndon hapave përtej nesh.
Kolegu, miku dhe shoku im i udhës.
ENRIK MEHMETI

Published inNEWS