Aktivisti i protestës së “Zvërnecit”: Nuk do bëjmë këtë gjë! Ja kush do jetë LËVIZJA e radhës…

Aktivisti Erjon Murataj ka folur lidhur me Kuvendin Kombëtar të protestës qytetare, theksoi se në të nuk do të pranohen as krerët e partive të vogla.

Murataj tha se krerët e partive të vogla apo çdo deputet që s’ka në ndërgjegje para publike të grabitura, mund të protestojë si qytetarë në shesh.

Related article  Aksioni blic i SPAK, disa policë të arrestuar

Po ashtu aktivisti bëri me dije se Kuvendi do të mbajë së shpejti një asamble edhe më të madhe ku do finalizohet përzgjedhja përfundimtare e anëtarëve të Kuvendit.

“Një deputet i PD nuk mund të vij dot në Kuvendin Qytetar, nuk bëhet anëtar i Kuvendit. Është i lutur çdo deputet i cili s’ka në ndërgjegjen e tij para publike të grabitura, të jetë në shesh si qytetar, por që të jetë vendimmarrës në një institucion shoqëror që është antipodi i një sistemi që e ka marrë pjesë Shqipërinë! Krerët e partive të vogla i kam parë në shesh dhe kanë bërë detyrën qytetare, në Kuvend nuk ekziston, as për këta. Mbledhja e radhës do të jetë shumë e shpejtë, me siguri që do të jetë një asamble më e madhe se kjo, që do të finalizojë procesin e zgjedhjes dhe përzgjedhjes përfundimtare të anëtarëve të Kuvendit”, tha Murataj.

Related article  Kur e shkuara e fshehur ndryshon jetën e një familjeje