Skip to content

“Babi ju do shumë”/ Pa videon e gruas duke u puthur me tjetrin, 40-vjeçari bënë kërrdi

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Brazilin, ku një 40-vjeçar dyshohet se vrau dy djemtë e tij të mitur dhe më pas i dha fund jetës, pas zbulimit të asaj që mediat vendase e kanë përshkruar si tradhti bashkëshortore.

Sipas raportimeve, viktimat janë dy djem të moshës 12 dhe 8 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Thales Machado, një zyrtar lokal.

Mediat braziliane raportojnë se Machado kishte kohë që dyshonte se bashkëshortja e tij, Sara Tinoco Araujo, po e tradhtonte. Për këtë arsye, thuhet se ai kishte angazhuar edhe një detektiv privat për të mbledhur informacione mbi lëvizjet e saj.

Related article  Protestat po i sjellin fundin! Njeriu i afërt i Fatos Nanos bën lëvizjen që befason Edi Ramën: Ta dish mirë që

Ngjarja mori një kthesë tragjike pasi 40-vjeçari dyshohet se pa një video ku bashkëshortja e tij shfaqej duke u puthur me një burrë tjetër në një restorant. Sipas raportimeve, pas shikimit të pamjeve ai u kthye në banesë, ku qëlloi me armë zjarri ndaj dy fëmijëve të tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Related article  E rende, Rrëzohet avioni, humbin jetën të gjithë personat në bord

Rasti ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Një detaj që ka prekur veçanërisht opinionin është një publikim që Machado kishte bërë vetëm pak orë para tragjedisë. Ai kishte postuar një fotografi ku mbante në krahë njërin prej djemve, të shoqëruar me mbishkrimin:

Related article  Habit Sazani Guri: Gratë shqiptare 45-50 vjeç nuk e bëjnë me burrat ne krevat, kjo është arsyeja që ata i tradhtojnë

“I bekuar nga Zoti që ju kam. Babi ju do shumë.”

Ky mesazh, i publikuar pak para se të ndodhte tragjedia, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka shtuar tronditjen për një ngjarje që i mori jetën tre personave dhe la pas shumë pikëpyetje mbi motivet dhe rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë.

Published inNEWS