Dita e Euros po vjen, lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro…

Nga Eduard Zaloshnja

Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, është përfshirë një kapitull ku përcaktohet se, me antarësimin tonë në BE, Euro do të përdoret si para zyrtare e vendit. Më tej, theksohet edhe se Banka e Shqipërisë do t’i përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane.

I gjithë kapitulli XV i këtij projektligji të hedhur për konsultim publik sqaron sesi do të funksionojë qarkullimi i Euros në Shqipëri dhe sesi do të mbahet rezerva valutore shtetërore.

Related article  Tmerr ne mesnate ne Shqiperi, flaket kercenojne dhjetera jete njerezish, policia urdheron…

Në 100 vjetët e fundit, Leku ka qenë paraja zyrtare e Shqipërisë, pavarsisht se ndër qytetarët dhe tregtarët mund të kenë qarkulluar florinjtë, frangat, liretat, stërlinat, dollarët, dhramitë, markat, dhe, së fundmi, eurot.

Aktualisht, nga gjithë lekët që ka emetuar deri më sot Banka e Shqipërisë, rreth 40% janë jashtë sistemit bankar (në kuletat e qytetarëve dhe nën dyshekët e tregëtarëve). Por deri në ditën kur Leku do të dalë nga qarkullimi, kushdo që ka lekë (në kuleta apo nën dyshekë) do duhet t’i shkëmbejë me euro – sepse lekët pastaj do të kenë vetëm vlerë muzeale.

Related article  2 vite pa Gerti Bogdanin, vëllai bën deklaratën prekëse: Zemrës herë i duket sikur asnjë ditë nuk ka kaluar… ta dish që

Një faktor që duket se e ka mbajtur në nivel të lartë sasinë e lekëve jashtë sistemit bankar ka qenë rënia e kursit të euros pas bumit turistik të viteve të fundit. Kush kishte euro nën dyshek mund t’i ketë shkëmbyer me lekë në tregun jobankar valutor, duke parë se vlera e eurove të tyre po binte nga muaji në muaj. Dhe këto shkëmbime duket se e kanë përforcuar edhe më tej kurbën rënëse të Euros (përmirësimi i bilancit të pagesave të vendit nuk e shpjegon dot i vetëm rënien e Euros me 22% në 5 vjetët e fundit).

Related article  “Kur ky gjarpër hyn në shtëpinë tuaj, do të thotë që ju keni…: shkenca dhe çfarë të bëni më pas”

Sidoqoftë, ata që kanë akumuluar lekë nën dyshekë kanë 3-4 vjet kohë që t’i shkëmbejnë lekët me euro, se më pas do t’u myken poshtë dyshekut…