Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku dy vëllezër binjakë 11-vjeçarë u gjetën të pajetë në lumin Ter, në qytetin Manlleu, pranë Barcelonës. Fëmijët ishin larguar nga shtëpia për të luajtur futboll, por nuk u kthyen më, duke vënë në alarm familjen dhe autoritetet.
Babai i tyre njoftoi policinë të hënën në mbrëmje, pasi djemtë nuk ishin kthyer në shtëpi deri në orën 21:00. Menjëherë nisi një operacion kërkimi me pjesëmarrjen e zhytësve dhe dronëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa autopsia pritet të konfirmojë se shkaku i vdekjes ishte mbytja. Bashkia e Manlleut ka shpallur dy ditë zie në nderim të dy fëmijëve, ndërsa flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të tyre.
