Skip to content

Tragjike/ 11-vjeçarja v des pasi flokët iu bllokuan në pishinë, prindërit e saj bëjnë gjestin prekës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë vajza 11-vjeçare që kishte mbetur e bllokuar me flokët në grykën e thithjes së ujit të një pishine të vogël në Sestri Levante.

Vajza ishte dërguar me urgjencë në spitalin pediatrik Gaslini në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Related article  Partia Mundësia: Agron Shehaj fiton gjyqin me Bashkim Ulajn

Vdekja e saj u konfirmua nga drejtoria shëndetësore e spitalit Gaslini dhe u shpall gjatë natës, pasi përfunduoi periudha e vëzhgimit dhe të gjitha ekzaminimet klinike të parashikuara nga protokolli mjekësor.

Related article  Shenjat qe u buzeqesh fati dhe leket

Ndërkohë gjesti i prindërve të së miturës ka prekur të gjithë. Ata kanë dhënë pëlqimin për dhurimin e organeve të saj.

“I gjithë spitali i qëndron pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të paimagjinueshme dhe shpreh mirënjohjen e thellë për një zgjedhje që arrin ta shndërrojë një humbje të pazëvendësueshme në shpresë konkrete për familje të tjera”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Related article  E FUNDIT, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Erion Veliajn

Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike.

Published inNEWS