Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Fierit, ku 7-vjeçarja, e cila mbeti e aksidentuar pak ditë më parë, ka ndërruar jetë.
Automjeti me të cilin po udhëtonte e mitura humbi kontrollin teksa lëvizte në unazën e qytetit të Fierit dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
Related article “Kam lënë përshtypjen se mund të jap dorëheqjen”- Rama: Do t’i shkojmë deri në fund!
7-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.
Related article A je edhe ti mes tyre? Këto janë 5 shenjat e horoskopit që shpenzojnë më shumë para…
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 7-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e kësaj të enjte.
