Skip to content

Ky është Driloni, i riu që vd iq tragjjkisht në aksident

Një aksident i rëndë u regjistrua dje në aksin rrugor Cërrik-Mollas, prej ku mbetën të vdekur dy persona, Qemal Çala, 63 vjeç dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç (për të thuhet të ishte djali i vetlm i familjes)

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë përplasja e fortë mes “Mercedez Benz”-it dhe “Smart”-it ajo që ka shkaktuar dy viktimat, të cilat ndodheshin në automjetin tip “Smart”, që drejtohej nga Çala i cili mësohet të ketë qenë mësues në shkollën “Osman Gjini”, në Mollas.

Kjo e fudnit i ka dedikuar një mesazh të trishtë në rrjetet sociale, ku teksa ngushëllojnë familjen shkruajnë: “Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin e trishtë për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Mësues Qemal Çala. Lajmi i ikjes së tij na ka tronditur dhe lënë pa fjalë. Një mësues i përkushtuar, një koleg i dashur dhe një njeri i mirë, do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. U prehtë në paqe shpirti i tij!”

Related article  Ivanka Trump follows in dad Donald's footsteps with surprising career move

Shoferi i makinës tjetër Sajmir Muça, 38 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Një qen i ka “prerë” rrugën “Smart”-it që e ka shmangur dhe më pas “Benz”-i dyshohet t’i ketë ardhur nga pas me shpejtësi. Nga përplasja, “Smart”-i ka përfunduar në një tokë bujqësore, kurse “Benz”-i në një kanal anash rrugës, duke dëmtuar barrierën mbrojtëse dhe murin rrethues pranë një banese.

Related article  Çfarë di ambasada amerikane: Kthehet alerti i dhnes pas 35 dite proteste, cfare po ndodh...

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Related article  From Loss to Triumph: A Man’s Unexpected Journey After a Devastating Discovery

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNEWS