Skip to content

“Nuk do të kërkoj më kurrë!” 13-vjeçarja shqiptare u vr nga i dashuri, pas dy vitesh djali bën veprimin që nuk pritej: Unë duhej që asaj ti

Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite më parë është rikthyer sërish në vëmendje të mediave italiane. Bëhet fjalë për shqiptaren Aurora Tila, një 13-vjeçare, e cila më 25 tetor të vitit 2024 u raportua e vdekur.

Ish i dashuri i dënuar me 17 vjet burgim nga gjykata e të miturve ka pranuar pas pothuajse dy vitesh se ishte ai që e hodhi nga ballkoni duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas vdekjen.

Related article  Vjen njoftimi i rendesishem nga kreu i Urgjences Kombetare

Ai rrëfeu jo vetëm fajin e tij, por kërkoi falje për vrasjen e Aurora Tilës dhe vonesën në pranimin e fajit.

Senaca e radhës është planifikuar të mbahet në datën 10 shtator ku pritet të merret edhe vendimi përfundimtar.

Sipas hetimeve ishte 15-vjeçari ai që kishte shtyrë nga ballkoni dhe vajza ishte përpjekur të mbahej te kangjellat, por nuk kishte mundur.

Nga provat e mbledhura rezultoi se disa persona e kishin parë ngjarjen ndërsa të tjerë kishin dëgjuar të bërtiturat e vajzës. Nga hetimet u zbulua gjithashtu se e reja kishte kërkuar që të ndërpriste marrëdhënien me 15-vjeçarin, por ai kishte vazhduar ta përndiqte dhe shqetësonte në mënyrë të vazhdueshme.

Related article  Athena Strand's Killer Tanner Horner Will 'Face The Wrath of God,' Her Uncle Says Following FedEx Driver's Death Sentence

E mitura, madje kishte kërkuar ndihme edhe përmes CHAT GPT ku kishte pyetur: Sipas teje duhet ta lë? Edhe këto biseda janë përfshirë ne dosjen hetimore dhe janë prova për akuzën e përndjekjes.

Related article  Qeveria miraton nje vendim te rendesishem

Mediat shkruajnë se 15-vjeçari kishte paramenduar ta vriste Aurorën dhe këtë ia kishte shprehur edhe një personi tjetër. Madje ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë e cila është sekuestruar.

Mesazhi që ai i kishte dërguar Aurorës ishte: Të premtoj se pasi të dalim të premten nuk do të kërkoj më kurrë. Aurora shpresoi se takimi i fundit do ta qetësonte situatën por ne fakt rezultoi fatal për jetën e së resë.

Published inNEWS