Skip to content

Tjeter aksident shenohet kete fundjave

Një aksident i rende rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Memaliaj, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Related article  Nderron jete babai i diplomates

Mësohet se aksidenti i rende ka ndodhur në dalje të qytetit të Tepelenës. I plagosur ka mbetur Dritan Bektashi, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen, i cili po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, si dhe katër turistë të huaj që ndodheshin në një automjet tip Fiat.

Related article  SHBA e konfirmon/ Trump merr vendimin për Shqipërinë

Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  E fundit, zyrtari i shtetit jep doreheqjen live
Published inNEWS