Skip to content

Gjyqi në themel për Erion Veliajn merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë!

Këtë të martë, në orën 10:00, në GJKKO do të mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj pritet të mos paraqitet në sallën e gjyqit, pasi kundërshton të qëndrojë në kafazin e qelqtë. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Plarent Ndreca.

Related article  I dha notën që nuk donte, nxënësja 17-vjeçare sulmon mësuesen me thikë! Pamjet tregojnë përleshjen brenda klasës

Ajo ishte seanca e tretë radhazi në të cilën GJKKO vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Veliajn. Gjithashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesat e tij për transmetimin live të seancës dhe për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë.

Related article  “S’ka faj ajo”, flet 34-vjeçarja: Deputetja i erdhi në shtëpi dy ditë para dhe…

Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafazin e qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por është një masë që garanton zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor.

Related article  Sekreti i Numrave: Çfarë tregon numerologjia për ty?

Ndërsa kërkesës për transmetimin live të seancës, Gjykata ka theksuar se është shprehur edhe më herët për këtë çështje, duke sqaruar se kamerat do të lejohen vetëm në fillim të seancave, gjatë pjesës teknike.

Published inNEWS