Skip to content

Paralajmerimi i motit, ja cfare pritet te ndodhe me temperaturat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me javë edhe më vdekjeprurëse, pasi një valë e re të nxehti po afrohet nga Atlantiku.

Sipas parashikimeve të deritanishme, temperaturat në portugali dhe jug të Spanjës do të arrijnë deri në 43 gradë celcius gjatë ditëve në vijim. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, zhvilloi një takim urgjent me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, Komisionin Evropian dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar pasojat e valës së fundit të të nxehtit dhe masat për përballimin e asaj që pritet të vijë.

Related article  Protestat për Zvërnecin, Bashkimi Evropian i hedh "benzinë" zjarrit të qeverisë, ‘GODET’ rende...

Ai theksoi se vendet që kishin hartuar plane konkrete veprimi reaguan më shpejt dhe arritën ta mbronin popullsinë e tyre gjatë valës së të nxehtit që goditi në fund të qershorit. Por numri i shtetev të cilët kanë një plan të tillë aktualisht janë më pak se gjysma e shtetev anëtare të OBSH.

Related article  Shtatori sjell pérplasjen e madhe? Altin Goxhaj páralajmëron Ramën për “vìjën e kuqe”, ja vendimi që mund të ndézë protestat dhe të sjellë pérplasje të forta

Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit që goditi kontinentin nga 20 deri më 28 qershor ishte më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë. Temperaturat ekstreme shkaktuan ndërprerje në prodhimin e energjisë, dëmtime në infrastrukturë dhe mbingarkesë të sistemeve shëndetësore. Vetëm në Francë, Holandë dhe Belgjikë janë regjistruar rreth 3.700 vdekje shtesë gjatë kësaj periudhe, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet pasi të dhënat janë ende paraprake.

Related article  E fundit! Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ja sa do të jetë shuma që do marrin
Published inNEWS