Skip to content

Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me reagimin për protestën GJIGANDE

I pyetur per protestat në Shqiperi, Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur.

Duke i dalë në krah Edi Rames, ambasadori theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera.

“Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet”, tha Bergner.

Related article  Videot intîme në rrjet, Rozana Radi bën reagimin urgjent dhe lëshon paralajmërimin E FORTË

Lidhur me masakrën e Borovës, ambasadori u shpreh se: “Do të doja të shtoja se kjo është një ditë për të mësuar nga e shkuara, për të nderuar viktimat, për të ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe për të parë përpara.”

Related article  “Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e MADH: Çfarë pritet të ndodhë më 14 Korrik

Ai shprehu mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duke shtuar se “jemi të lumtur që populli shqiptar është i përkushtuar ndaj këtyre parimeve”.

Related article  SKANDAL ne Gjirin e Lalzit! Dalin pamjet qe askush nuk do donte t'i shihte, nuk do ta besoni cpo ndodh

“Mbështetja jonë është veçanërisht në aspektin teknik të procesit, por vlerësojmë edhe të gjithë ata që në jetën e përditshme mbrojnë sundimin e ligjit, mjedisin dhe vlerat evropiane”, vijoi ambasadori.

Published inNEWS