Skip to content

E futën në operim dhe i thanë doli mirë! 35 vjeçarja shqiptare humb jetën 10 minuta pas lindjes, dalin detajet e rënda

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 35-vjeçare shqiptare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viosana Mane ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Livadias për një lindje të planifikuar me prerje cezariane. Sipas të afërmve, shtatzënia kishte kaluar pa komplikacione dhe nuk kishte pasur asnjë shqetësim gjatë nëntë muajve.

Related article  E fundit! Petri bozo

Operacioni përfundoi me sukses dhe 35-vjeçarja solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Megjithatë, gëzimi i familjes zgjati vetëm pak orë. Pas lindjes, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi si pasojë e një hemorragjie të rëndë pas lindjes.

Mjekët e Spitalit të Livadias ndërhynë menjëherë për të ndalur gjakderdhjen dhe për ta stabilizuar, por për shkak të gjendjes kritike u vendos transferimi urgjent në Spitalin “Thriasio” në Athinë, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.

Related article  Vdesin dy vëllezërit e njohur shqiptar, thuhet se…(Emrat)

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor, komplikacionet e shkaktuara nga humbja masive e gjakut rezultuan të pakthyeshme dhe 35-vjeçarja ndërroi jetë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik grek dhe në komunitetin ku jetonte familja. E ndjera la pas bashkëshortin, një djalë 8-vjeçar dhe foshnjën e porsalindur.

Related article  E FORTE - Socialisti i njohur i del kundër kryeministrit: Jepe dorëheqjen, nuk e meriton

Pas vdekjes së saj, familjarët kërkojnë hetim të plotë për të sqaruar nëse komplikacioni u menaxhua sipas protokolleve mjekësore dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme gjatë trajtimit të saj në Spitalin e Livadias.

Published inNEWS