Skip to content

Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për…

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e shokut të tij Eglant Koçit ka ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet.

Burime bëjnë me dije se pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik, ku mësohet se në to janë gjetur prova që pritet të kenë peshë në ecurinë e hetimeve.

Related article  Rama shtang ne median gjermane! Jep vendimin 'final' per investimin 4 miliardë dollarë

Bazuar në këto gjetje, grupi hetimor do të vlerësojë edhe ndryshimin e akuzës nga “vrasje me dashje” që është duke u hetuar aktualisht, në një tjetër vepër më të rëndë penale.

Related article  Gruaja “e hekurt”/ Mbeti e vetme me katër fëmijë, 92-vjeçarja në Librazhd: Ia dolëm duke bërë edhe

Armand Shakaj akuzohet se vrau shokun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas hodhi trupin e pajetë në një humnerë në rrethinat e Elbasanit.

Trupi i pa jetë i të riut u gjet pas rreth dy javës në proces dekompozimi, ndërsa ekspertiza zbuloi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Related article  Nje person ka nderruar jete, detajet

Ndërkohë, Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, ku është duke u negociuar me familjarë të tij për t’u vetëdorëzuar.

Published inNEWS