Skip to content

E fundit! Lajm i keq per biznesmenin e njohur

Një shpërthim me eksploziv në hyrje të një rezidence pranë kufirit të Monakos me Francën ka tronditur mbrëmjen e së hënës zonën, duke lënë të plagosur rëndë biznesmenin ukrainas Vadim Yermalyev dhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur kur një çantë e mbushur me eksploziv dhe copëza metalike ka shpërthyer në momentin kur Yermalyev dhe persona të tjerë po hynin në ndërtesë.

Autoritetet në Monako e kanë klasifikuar çështjen si tentativë vrasjeje dhe kanë përjashtuar deri tani motivin terrorist.

Related article  Në bisedat e “SKY ECC” për trafik kokaine, lirohet ne Belgjike politikani i njohur shqiptar

Sipas të dhënave nga hetimet dhe mediat ukrainase, gruaja e tij, Anna Yermalyeva, nuk ndodhej në vendngjarje, ndryshe nga raportimet e para. Ajo është shprehur se familja po kalon një periudhë të vështirë dhe po bashkëpunon me autoritetet hetimore.

E plagosura rëndë në ngjarje rezulton të jetë një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Ajo ka pësuar dëmtime të rënda, përfshirë humbjen e disa gjymtyrëve. Djali i saj 13-vjeçar është hedhur disa metra nga shpërthimi dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Former Attorney For Jeffrey Epstein Says Trump Is Not On ‘The List’

READ MORE Ngjarje e rend3 ne Spanje, detajet e fundit
Hetimet po shqyrtojnë disa pista, përfshirë edhe mundësinë e lidhjes së ngjarjes me një skemë mashtrimi financiar me vlerë të madhe, që dyshohet të jetë zhvilluar përmes rrjeteve të call center-ave në Ukrainë dhe investimeve të rreme në kriptovaluta.

Related article  Gruaja “e hekurt”/ Mbeti e vetme me katër fëmijë, 92-vjeçarja në Librazhd: Ia dolëm duke bërë edhe

Autoritetet në Monako dhe Francë po kërkojnë një person të dyshuar, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vendosur një pako pranë ndërtesës dhe më pas duke u larguar drejt territorit francez. Ngjarja ka sjellë reagime edhe nga autoritetet e Monakos, të cilat kanë bërë të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Published inNEWS