Skip to content

Deklarata E FORTE e Dritan Goxhajt pas lirimit, rrefen castet ne Komisariat, ja cfare u ndodhi aty brenda…

Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur për mediat pas lirimit nga ambientet e komisariatit ku u shoqërua prej mesditës së sotme, duke theksuar se asnjë nga djemtë nuk është ndaluar, por vetëm janë pyetur për dyshime për kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për mediat, Goxhaj mohoi që ai apo protestuesit e tjerë të jenë dhunuar, madje lavdëroi strukturat e Komisariatit ku është shoqëruar, duke thënë se ata u kanë dhënë ujë, telefona për të njoftuar familjarët dhe u kanë lejuar takime.

Related article  Trump Issues Threat to Russia, China, Other BRICS Countries: 'There Will Be No Exceptions'

“Nuk është shoqëruar dhunë gjatë shoqërimit në polici por vetëm atje para parlamentit ka pasur dhunë, në momentin që janë shoqëruar, për të thënë të vërtetën dhe të jemi të ndershëm. Dëmtim tjetër këtu nga të shoqëruarit nuk ka. Ne protestojmë për të thënë të vërtetën, por nuk ka pasur dhunë tjetër”, u shpreh ai.

Dritan Goxhaj ka sqaruar se asnjë nga personat e shoqëruar nuk është ndaluar dhe ata që nuk kanë dalë ende, pritet të lirohen më vonë sepse janë në procedurat e fundit.

Related article  Angry judge accuses Trump admin of promoting 'segregation' but says he cannot intervene

“Të shoqëruarit e tjerë janë në procedurat e fundit. Nuk ka procedim ka vetëm një dyshim hetim për kundërshtim të punonjësit të policisë, nuk ka akuzë. Nuk ka të ndaluar por ka të shoqëruar. Një nga djemtë që ka qenë kur ka përdorur policia sprajt i ka rënë pak spraj në sy i kanë rënë dhe syzet dhe ka pësuar dëmtim të vogël”, vijoi aktivisti.

Related article  EXCLUSIVE Katy Perry's secret hurt as Orlando Bloom behaves like 'acting-out adolescent'

Ai ka treguar se në qeli, protestuesit i kanë vizituar deputetët Agron Shehaj, Erald Kapri, Klevis Balliu dhe të tjerë, ndërsa nuk kanë pranuar që të takoheshin me Avokatin e Popullit Endrit Shabani.

“Avokatin e Popullit Endri Shabani nuk e pranuam ta takonim dhe kërkuam largimin e tij nga qelia jonë menjëherë”, u shpreh Dritan Goxhaj.

Published inNEWS