Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se drejtuesi i mjetit është një shtetas francez.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar dhe drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa pësuar dëmtime.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kryen testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit. Rezultati ishte 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.
