Skip to content

Mesazhi i forte per protesten madheshtore qe pritet neser

Protesta në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te tubimi kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesërme.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje të fortë, duke u kërkuar shqiptarëve për të shkatërruar çdo pengesë e mur që ka zaptuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të vendit.

Related article  CONTROVERSIAL FEDERAL WORKER BUYOUT PLAN SPARKS NATIONAL DEBATE

“Nesër do jetë protesta kombëtare! Mos harroni! Ftojmë çdo shqiptar të jetë nesër këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo! Merrni kazma, lopata e leva dhe prishni këto gardhe e mure që u kanë zënë frymën lumenjve, bregdetit tonë!”, ka deklaruar Kola nga sheshi.

Related article  Nderron jete në aksident gazetari Mehmeti

Në fjalimin e tij, ai theksoi se kjo lëvizje qytetare ka arritur t’i japë një goditje të rëndë qeverisë, duke i “shembur makinerinë e propagandës”.

Related article  Kyle Busch’s Family Says He Was ‘Fierce’ and ‘Passionate’ in Heartbreaking Death Announcement

Sipas tij, fati i kryeministrit është vulosur.

“Nuk ka ilaç që ju shëron! Ka disa kompani që po përgatisin disa kosha, që llumin Rama ta hedhim në kosh dhe ta përcjellim për në bregdet”, u shpreh ai.

Published inNEWS