Skip to content

Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit gjatë viteve ’80, vd es papritur aktori legjendar

Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke.

Kadir İnanır, një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë turke dhe ikonë e periudhës së Yeşilçam, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Aktori veteran ndërroi jetë në spitalin ku po merrte trajtim për pneumoni. Ai ishte shtruar më 14 maj, pasi pësoi probleme shëndetësore, ndërsa pas gjashtë ditësh në kujdes intensiv ishte intubuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.

Related article  We lost our family in the DC plane crash. The failures exposed are a warning for every parent putting their child on a flight

Vdekja e İnanır vjen vetëm pak ditë pasi ai humbi edhe motrën e tij, Altun Arıca, e cila u nda nga jeta më 23 qershor.

Familjarët dhe autoritetet kanë bërë të ditur edhe programin e ceremonisë mortore. Homazhet për aktorin do të zhvillohen të premten në orën 13:00 në Qendrën Kulturore Atatürk në Stamboll. Më pas do të falet namazi i xhenazes në Xhaminë Barbaros Hayrettin Paşa, ndërsa Kadir İnanır do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat Ulus.

Related article  Rama paralajmëron socialistët: RUHUNI se sapo ka nisur. Bëhuni gati se ka për të na pritur diçka e rëndë

Kadir İnanır konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë turke, me një karrierë që zgjati për dekada dhe me dhjetëra role që e shndërruan në një prej aktorëve më të dashur për publikun në Turqi dhe më gjerë.

Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë.

Vepra e fundit kinematografike e İnanır ishte filmi “The Gate” (Kapi), i realizuar në vitin 2019, me të cilin aktori u rikthye në ekran pas shtatë vitesh mungesë.

Published inNEWS