Skip to content

Tronditet vendi! Sapo ndodhi ngjarje e rende, ka V*KTIME

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Kavajë, ku vëllai ka vrarë vëllanë me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka humbur jetën.

Related article  Elon Musk is Now Going After NY AG Letitia James in Explosive Lawfare Battle

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Agonas të Kavajës, ku dy vëllezërit, M. Rr., 76 vjeç, dhe E. Rr., 74 vjeç, ndodheshin në arë duke punuar për mbledhjen e bazës ushqimore për blegtorinë.

Related article  Doctor explains why you should never kiss a deceased person

Për motive ende të paqarta mes tyre ka nisur një konflikt, i cili ka përfunduar në dhunë. Gjatë përplasjes, 76-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe ka goditur disa herë vëllain e tij.

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga familjarët dhe dëshmitarët drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra dhe humbjes së madhe të gjakut, 74-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Related article  Hegseth Sparks Uproar After Reposting Video of Pastors Calling for Repeal of Women’s Right to Vote

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 76-vjeçarit.

Published inNEWS