Skip to content

Edi Rama i çon mesazh hoxhës: Mos bëj punën e shejtanit! Po ti për llogari të kujt…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për personat që qëndrojnë pranë protestës qytetare, duke ju përgjigjur këtë herë një hoxhe me emrin Mustafa Tërniqi, i cili ka sulmuar një nga drejtuesit e protestës, aktivistin Arben Kola.

Edi Rama pyet hoxhën që sulmon Arben Kolën, se për llogari të kujt ai është futur në protestë, kur dihet se vendi i tij është në xhami dhe jo “të fusë xixa” mes shqiptarëve.

Related article  Texas receives a major update following recent political developments

“Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen. Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën“, shkruan Edi Rama.

Related article  Why New Jersey Drivers Are Furious - and It’s Not Just About Left Turns Anymore
Published inNEWS