Skip to content

Edi Rama publikon videon qe do ndeze shume debat ne rrjet

Duket se debati mes Edi Ramës dhe Dritan Goxhajt në lidhje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në luftën e UÇK-së do të vijojë, pasi kryeministri ka postuar një video ku shfaqet dëshmia e “Komandant Plakut”.

Më herët, Rama publikoi një dokument i cili daton që prej vitit 1999, një njoftim i bërë në emër të “Komandant Plakut” dhe që mban vulën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në të shkruhet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” nuk pranoi të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Related article  Cmenduri! Zbulohet lidhja e “njeriut” të Blendi Gonxhes me pronarin e Principotes në Ksamil ku u vra turisti, kapen duke

Por kreu i qeverisë nuk u ndal me kaq, pasi ka publikuar dëshminë e dhënë në një media kosovare për pjesëmarrjen në luftë të Goxhajt. Bëhet fjalë për deklaratën e ish-kandidatit për deputet në Kosovë, Qëndrim Kryeziu, i cili pretendon se po lexon dëshminë e lënë nga “Komandant Plaku”, ku thuhet se Goxhaj ka qenë mercenar në luftën në Kosovë.

Related article  “U arrestua ne gjermani”… Zbulohet kjo gje tronditese tash per Egzonin qe vrau Jetliren

Sipas Kryeziut, Goxhaj ka dërguar katër shqiptarë në qendrën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryente stërvitje. Sipas kësaj dëshmie, Goxhaj është paguar me 1600 franga për shërbimin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Related article  Zbuloni se çfarë kuptimi ka shkronja “M” në pëllëmbën tuaj

Ndërsa kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me shkrimin: “Dje ‘komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”

Published inNEWS