Skip to content

ULTIMATUMI FINAL! Protestuesit i japin afat Ramës: “Nëse nuk jep dorëheqjen, të pret kjo gjë…

Dita e 21 e revolucionit të flamengove u shenjua nga dy veçori: E para një pjesëmarrje rekord në përmasat e së shtunës që shkoi me një turmë që fillonte nga kryeministria e mbaronte tek sheshi Skënderbej dhe së dyti me përshkallëzimin e parrullave ku për herë të parë u dëgjuan thirrjet se nëse Rama nuk reflekton do bëhet i mundur edhe revolucioni i dhunshëm.

Related article  Policia njofton per te mbrojtur qytetaret

Manifestuesit e nisën marshimin nga qendra e qytetit duke u rreshtuar pas një parrulle: “Edi Rama jep dorëheqjen deri më 21 qershor”. Poshtë saj shkruhej: “nëse ata bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm“.

Ky lejtmotiv u përsërit edhe nga disa folës që u ngjitën në tribunë, kryesisht të ardhur nga diaspora.

Related article  The NASCAR world was stunned when news of Kyle Busch’s death followed a series of unexpected developments earlier that day.

“Kjo nuk është më një protestë, por një kryengritje. Edhe pse ne e kemi rregulluar jetën jashtë, nuk duam që fëmijët tanë të detyrohen të kërkojnë gjithçka në një gjuhë të huaj”, deklaroi një emigrant me origjinë nga Mirdita.

Duket se protestuesit të inkurajuar edhe nga pjesëmarrja gjigande e shpallën kryeministrinë zyrtarisht të rrethuar dhe komunikuan nga tribuna se në mbremjen mes të shtunës dhe të dielës do qëndrojnë gjithë natën në shesh.

Related article  Taulant Balla tregon vendimin DRASTIK të qeverisë: Vendosim me ligji ndalimin

‘Marshimin do ta bëjmë rreth kryeministrisë” shpalli një nga organizatorët Arben Kola ndërsa dikush tjerër shtoi: “Por nuk dimë nga ta nisim se jemi aq shumë sa nuk na nxë”.

Published inNEWS