Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të martë për shqyrtimin e akuzave në ngarkim të tij. Përmes një deklarate të dërguar në gjykatë, Veliaj ka bërë me dije se është në dijeni të zhvillimit të seancës, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të.
“Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhet në deklaratën e tij.
Veliaj argumenton gjithashtu se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që, sipas tij, i garantojnë të drejtën për të marrë pjesë në seancë si një person i lirë në sallën e gjyqit.

