Skip to content

E fundit! Marjana Koçeku, pasi u largua nga PS! Gazetarët thonë se telefoni i saj ka…(Foto)

Një vendim i beftë, i ardhur në një moment kur askush nuk e priste u bë publik një ditë më parë nga deputetja Marjana Koçeku. Ajo vendosi që të largohet nga Partia Socialiste dhe të vijojë rrugëtimin e saj parlamentar si deputete e pavarur, vetëm një vit pasi socialistët i besuan një mandat në listat e mbyllura në zgjedhjet e mbajtura majin e 2025.

Largimi i saj ka sjellë një valë reagimesh, duke ndarë opinionin publik në dy pjesë. Një pjesë e qytetarëve e kanë duartrokitur vendimin e deputetes, ndërsa të tjerë i kanë kërkuar të dorëzojë mandatin e marrë nën siglën e Partisë Socialiste.

Mes zërave kritikë kas qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i cili në një reagim të bërë vetëm së fundmi thoshte ndër të tjera: “Heqja dorë nga mandati i marrë falë votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku”.

Ndërkohë mësohet se vendimi i deputetes nuk i është komunikuar ende zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa prej kolegëve socialistë kanë tentuar të lidhen me Koçekun pas njoftimit të saj, mirëpo nuk kanë arritur të komunikojnë me të.

Related article  E fundit, mesohen detaje te reja per ngjarjen e rende ne Lezhe

Sipas të njëjtave burime, telefoni i deputetes ka qenë i fikur gjatë gjithë kësaj kohe, duke e bërë të pamundur komunikimin me të. E në një kohë kur socialistët s’po munden të komunikojnë me të, Koçeku vetëm një orë më parë vendosi që të reagojë sërish në rrjetet sociale. Kësaj here ajo publikoi një flamingo, simbol i protestës qytetarë që prej dy javësh ka mbledhur mijëra qytetarë në kryeqytet, por jo vetëm. Ky postim i bërë nga Koçeku është interpretuar si një mesazh i qartë se deputetja jo vetëm që mbështet protestës, por edhe se po rreshtohet publikisht në krah të saj.

Ky reagim i saj ka ardhur vetëm disa orë pas njoftimit të bërë në rrjetet sociale ku deklaroi largimin e saj nga Partia Socialiste. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Koçeku shkruante: “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së paraditen e kësaj të hëne, Taulant Balla citohet të ketë deklaruar shkurt se “për këtë çështje do të flasim në një moment të dytë”.

Largimi i Marjana Koçekut, e njohur për publikun edhe si “Neomalësorja”, konsiderohet si një nga zhvillimet më të papritura politike të muajve të fundit. Ajo ishte një prej prurjeve të reja të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe u vendos në krye të listës së mbyllur të PS-së në qarkun e Shkodrës, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të asaj kohe për qarkun, Benet Beci.

Related article  A Life of Quiet Excellence and Dedication — Remembering a Character Actor Who Helped Shape Television’s Golden Era

Tashmë mbetet për t’u parë nëse deputetja do të sqarojë publikisht arsyet e këtij vendimi, i cili ka hapur debat jo vetëm brenda Partisë Socialiste, por edhe në opinionin publik.

Published inNEWS