Skip to content

Tragjedi në det: Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Turqisë, nxirren trupat e 19 viktimave!

Të paktën 19 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një varke me të cilin ata lundronin në brigjet e Bodrumit në Turqi.

Mediat turke raportojnë se nga operacioni i kërkim shpëtimit, arritën të shpëtojnë 20 emigrantë, ndërsa u gjetën trupat e pajetë të 19 të tjerëve.

Related article  Parakalimi fatal i shqiptares lë pas vktima dhe te plagosur

Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık bëri me dije se emigrantët ishin afganë. Shkak i përmbysjes dhe fundosjes së varkës dyshohet të jetë moti i keq.

Related article  U rrit pa te jatin dhe la pas nënën me semundje te keqe/Historia pas aksidentit ku humbi jetën gazetari Xhesjon Zogu

“Të gjithë ata që ishin në varkë ishin shtetas afganë. Për shkak të kushteve të këqija të detit dhe motit, varka u përmbyt dhe u fundos. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht nga ajri dhe deti. Hetimet tona për incidentin po vazhdojnë.“, njoftoi ai, raportojnë mediat vendase.

Related article  Plag*sja e tre të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga sherri! Njëri prej autorëve futet në berberhane dhe…
Published inPetravu