Skip to content

Sondazhi surprizë/ Mes Stenaldos dhe Mateos, ja kë zgjedh publiku te largoj

Nominimi i kësaj jave në “Big Brother VIP 5”, i cili ka vendosur përballë njëri-tjetrit Mateon dhe Stenaldon, po rezulton një garë mjaft e fortë dhe e paparashikueshme.

Të dy banorët rrezikojnë eliminimin, por mbështetja e publikut duket se është e ndarë në mënyrë thuajse të barabartë.

Në një sondazh të zhvilluar nga ne së fundmi në InstaStory përgjatë 24 orëve, janë mbledhur mbi 12 mijë vota nga ndjekësit.

Related article  Policia jep detajet zyrtare për rastin e Edi Kuçit: dy persona shpallen në kërkim

Rezultatet vizuale tregojnë një diferencë minimale: Mateo kryeson me një avantazh të lehtë prej 52% të votave, ndërsa Stenaldo e ndjek nga afër me 48%.

Kjo përballje e ngushtë në shifra tregon një situatë interesante, veçanërisht duke marrë parasysh mbështetjen që Mateo gëzon rëndom jashtë shtëpisë, ndikuar fort nga dinamikat dhe lidhja e tij me Brikenën.

Related article  Ndryshime në qeveri! Edi Rama i jep postin e madh ish ministres së njohur

Megjithatë, diferenca e vogël në përqindje e bën këtë një nga televotimet më të paqarta të këtij edicioni.

Kujtojmë se dyshja përfundoi në këtë nominim “kokë më kokë” pas zgjedhjes së Rogertit, i cili në cilësinë e liderit të javës, pati fuqinë t’i dërgonte ata drejtpërdrejt në rrezik për të lënë shtëpinë.

Related article  E shkarkuan nga Fiks Fare, rikthehet fuqishem Filip Cakuli me shkrime, duke sulmuar ashper...

Mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi përfundimtar i publikut në spektaklin e radhës.

Published inPetravu