Skip to content

URGJENTE! Berisha ne gjendje te renduar shendetesore, u sulmua ne proteste me

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga gazi lotsjellës që hodhi policia. Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së bashku me disa mbështetës.

Related article  Plas rende intimiteti mes Mateos e Brikenes, kamera i kap mat duke i futur duart te k*** (VIDEO)

Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë.

Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen .

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha, është larguar drejt banesës së tij. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.

Related article  Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti në lot

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas hedhjes së molotovëve gjatë protestës së demokratëve.

Ai shkruan në Facebook se “Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”, pavarësisht thirrjeve të këtyre të fundit për protesta jo të dhunshme.

Related article  Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel: Evitoni çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar“, shkruan Balla.

Published inPetravu