Skip to content

Një ditë pas ndryshimeve, kryeministri Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Ditën e nesërme, në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Kryesocialisti Rama largoi sot 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.

Related article  Eshte dicka e pashmangshme! Kryeministri jep lajmin e keq për gjithë shqiptarët!

Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt.

Related article  Miri hedh akuza të rënda ndaj Kiara Titos, që Luiz Ejlli nuk do e durojë dot (Video)

Ndryshimet në Qarqe

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Related article  As që mendohej! Sonte në BBVA hyn ish i dashuri i Brikenës

Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet

Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet/Shqiptarja

Published inPetravu