Skip to content

Turbulenca të forta në fluturimin nga Los Angeles për në Sydney, plagosen pesë persona

Turbulenca janë regjistruar në një fluturim të kompanisë ajrore Delta Air Lines nga Los Angeles drejt Sydney-t të premten (20 mars), duke lënë të paktën pesë persona të lënduar, sipas mediave australiane.

Fluturimi 41 i Delta-s u përball me turbulenca të shkurtra gjatë uljes në aeroportin e Sydney-t, deklaroi një zëdhënës i kompanisë për BBC.

Related article  Dalin emrat e personave qe humben jeten

Si pasojë e turbulencave, u lënduan të paktën katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa nuk raportohet për pasagjerë të dëmtuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, pesë persona u ekzaminuan, nga të cilët tre u transportuan në spital me lëndime të lehta, përfshirë dhimbje shpine dhe dhimbje koke. Moshat e tyre varionin nga 30 deri në 70 vjeç.

Related article  Pas vrasjes ne Lushnje, tjeter ngjarje tragjike trondit vendin, nje 18-vjecar gjendet i vdekur

Ky është rasti më i fundit i këtij lloji, ndërsa ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm që ndikon në shtimin e turbulencave.

Related article  Spartak Ngjela: Për të hequr xhelozinë, duhet ta lejosh të dashurën tënde të shkojë me një tjetër

Në bordin e avionit Airbus A350 ndodheshin 245 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Sipas zëdhënësit të Delta-s, avioni u ul “në mënyrë të sigurt dhe normale” në aeroportin e Sydneyt.

Published inPetravu