Skip to content

LAJMI I FUNDIT: Rrëzohen skelat, 4 persona humbasin jeten

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e rrugëve Liechtensteinstraße/Thurngasse, Porzellangasse/Grünentorgasse dhe zonën përreth Bauernfeldplatz, raporton albinfo.at.

Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar aktualisht në Porzellangasse.

Related article  E PAPRITUR - Shiu i rrëmbyeshëm “pushton” vendin / Rrugët kthehen në lumenj, paralizohet qarkullimi

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Related article  Qytetarja paralajmëron Ramën: Edhe në Surrel do të të vijmë! Berisha, hape…

Aktualisht supozohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.

Related article  Dasmë në familjen e Nard Kokës, djali i tij kurorëzon dashurinë me partneren

Zjarrfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë.

Published inPetravu